Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për trafik të sigurt dhe parandalimin e zjarreve, dhunës dhe veprave penale kundër pasurisë

Aktivitete parandaluese për trafik të sigurt dhe parandalimin e zjarreve, dhunës dhe veprave penale kundër pasurisë
Sot (11.09.2026), në Tetovë, Veles, Negotinë dhe Çashkë, punonjësit e policisë të Seksionit për Parandalim pranë SPB Tetovë, SPB Veles dhe Njësisë Policore Çashkë, realizuan aktivitete parandaluese për mbrojtjen nga deliktet pronësore. Në kuadër të aktiviteteve, përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, qytetarët u këshilluan se si të mbrohen nga format e ndryshme të vjedhjeve dhe mashtrimeve, si të mbrojnë shtëpitë e tyre dhe të kujdesen për sendet e tyre personale. Në kuadër të aktiviteteve u shpërnda edhe material i shtypur edukativ.
 
Punonjësit e policisë të Njësisë për Parandalim pranë SPB Shkup dhe SPB Veles, në territorin e Stacionit Policor Karposh, si dhe në komunat Çashkë dhe Gradsko, zhvilluan aktivitete parandaluese për mbrojtjen nga zjarret. Qytetarëve iu bë e ditur nevoja për bashkëpunim me institucionet dhe raportimin në kohë të çdo shfaqjeje të sjelljes së papërgjegjshme, hedhjes dhe djegies së mbeturinave, si dhe ndezjes së zjarreve, veçanërisht në ambiente të hapura dhe në afërsi të zonave pyjore, me qëllim mundësimin e reagimit të shpejtë dhe në kohë nga të gjitha institucionet. Punonjësit e policisë të SPB Veles, SPB Kavadar, Stacioni Policor Dellçevë dhe Qendra Rajonale për Çështje Kufitare – Lindje, në Veles, Kavadar dhe Dellçevë, zhvilluan aktivitete parandaluese në komunikacion me qëllim rritjen e sigurisë në trafik. Qytetarëve iu theksua rëndësia e mirëmbajtjes së rregullt të gjendjes teknike të automjeteve, rreziqet nëse përdorin telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit, si dhe nevoja për respektimin e të gjitha rregullave të komunikacionit.
 
Dje (10.09.2026), punonjësit e policisë të Seksionit për Parandalim pranë SPB Manastir realizuan ligjërata edukative për nxënësit e SHMQ “Taki Daskallo” në Manastir, me temën “Parandalimi i varësive” dhe “Parandalimi i dhunës mes bashkëmoshatarëve”, me qëllim që nxënësit të informohen për pasojat e formave të ndryshme të varësisë, si narkotikët, alkooli dhe cigaret, si dhe për mënyrat se si mund të parandalohet dhuna mes bashkëmoshatarëve.
 
Punonjësit e policisë të Njësisë Policore Ropotovë, në shkollën fillore “Ismail Qamili” në fshatin Cërnilishtë, realizuan një aktivitet parandalues me temën “Sigurd në komunikacion”. Sot, ndërkaq, në Shtip, Seksioni për Parandalim pranë SPB Shtip realizoi aktivitete edukative nën motot “Mos u bëj dëshmitar i heshtur” dhe “Ka ndihmë për një jetë pa dhunë”. Gjatë takimeve me qytetarët u dhanë këshilla për mbrojtjen nga dhuna, si dhe udhëzime se çfarë mund të bëjnë nëse gjenden në një situatë ku janë dëshmitarë të një forme të caktuar dhune.
Gjithashtu, qytetarët u informuan për të drejtat dhe masat për mbrojtje në rastet e ekzistimit të dhunës me bazë gjinore. Në veçanti u theksua domosdoshmëria e bashkëpunimit dhe komunikimit në kohë me policinë.

Accessibility Menu