Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për sigurinë rrugore, parandalimin e zjarreve dhe dhunës në familje

Aktivitete parandaluese për sigurinë rrugore, parandalimin e zjarreve dhe dhunës në familje
Sot (10.08.2026), në Shkup dhe Shtip, nëpunës policorë të Njësisë për Parandalim pranë SPB Shkup dhe të Stacionit Policor për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor në Shtip realizuan aktivitete parandaluese në fushën e sigurisë së qarkullimit rrugor me moton „Mos përdorni telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit“, me ç’rast shoferët u informuan për pasojat që mund të shkaktohen nga përdorimi i telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit. Aktivitet parandaluese për sigurinë e qarkullimit rrugor realizuan edhe nëpunësit policorë të Seksionit për Parandalim pranë SPB Kumanovë në Kumanovë, me theks të veçantë në nevojën për parkim të rregullt dhe në përputhje me rregullat.
Në Kumanovë u realizuan edhe aktivitete parandaluese për parandalimin e zjarreve. Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, nëpunësit policorë theksuan nevojën për sjellje të përgjegjshme në natyrë, me theks të veçantë në shmangien e ndezjes së zjarreve, moshedhjen e bishtave të cigareve dhe, në rast se vërejnë zjarr, ta raportojnë menjëherë në numrin telefonik 112.
Gjithashtu, qytetarët u informuan se shkaktimi i zjarreve paraqet vepër penale, e cila sanksionohet në përputhje me ligjin. Qytetarëve iu shpërnda edhe material edukativ , i përgatitur në bashkëpunim me NP „Pyjet Kombëtare“, shoqëruar me njoftimin për respektimin e ndalimit të lëvizjes në pyje, i cili është në fuqi deri më 31.08.2026.
Seksioni për Parandalim pranë SPB Kumanovë në Kumanovë realizoi edhe aktivitet parandalues me moton „Ka ndihmë për jetë pa dhunë“. Gjatë takimeve me qytetarët, atyre iu dhanë këshilla se si të mbrohen, si të njohin dhunën, si dhe udhëzime se çfarë mund të bëjnë nëse gjenden në një situatë të tillë ose nëse janë dëshmitarë të ndonjë forme të dhunë.

Accessibility Menu