Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të Qendrës Rajonale për Punë Kufitare – Perëndim dhe SPB Tetovë për siguri gjatë udhëtimeve në distanca të gjata dhe mbrojtje nga zjarret në hapësira të hapura

Aktivitete parandaluese të Qendrës Rajonale për Punë Kufitare – Perëndim dhe SPB Tetovë për siguri gjatë udhëtimeve në distanca të gjata dhe mbrojtje nga zjarret në hapësira të hapura
Nëpunësit policorë të Stacionit Policor për Kontrolle Kufitare „Qafasan“ dhe nëpunësit policorë të Njësisë për Parandalim pranë Qendrës Rajonale për Punë Kufitare – Perëndim, sot (09.08.2026), në vendkalimin kufitar „Qafasan“, zhvilluan aktivitete parandaluese të orientuara në mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve dhe udhëtarëve që e kalojnë kufirin shtetëror.
Në kuadër të aktiviteteve, nëpunësit policorë u dhanë këshilla dhe rekomandime udhëtarëve për udhëtim dhe sjellje të sigurt në kushte të temperaturave të larta, veçanërisht gjatë udhëtimeve më të gjata dhe pritjes në vendkalimet kufitare. Theks i veçantë iu kushtua parandalimit të goditjes nga nxehtësia dhe pasojave nga ekspozimi ndaj temperaturave të larta, me ç’rast udhëtarëve iu shpërndanë shishe me ujë.
Gjithashtu, udhëtarëve iu shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative, përmes të cilave u informuan për mënyrat e mbrojtjes nga goditja e nxehtësisë, drejtimin e kujdesshëm dhe të sigurt të automjeteve, si dhe për nevojën për rritjen e kujdesit gjatë udhëtimit në kushte të temperaturave të larta.
Sot (09.08.2025), Njësia për Parandalim pranë SPB Tetovë, në bashkëpunim me nëpunës policorë nga Stacioni Policor në Gallatë dhe NP „Pyjet Kombëtare“, në disa lokacione në fshatrat Vrapçisht, Gradec, Negotinë, Dobërdoll, Senokos, Toplicë, Zubovcë dhe Gallatë, zhvilloi një fushatë parandaluese-edukative me moton „Verë pa zjarre – flakët janë të pandalshme“.
Gjatë aktiviteteve u theksua rritja e rasteve të djegies së pyjeve dhe hamulloreve, hedhja e bishtave të cigareve, si dhe në përgjithësi rreziqet nga shkaktimi i zjarreve si pasojë e pakujdesisë.
Me këtë rast, drejtuesve të automjeteve iu shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative dhe rekomandime, me qëllim ngritjen e ndërgjegjësimit dhe informimin e tyre për rregullativën ligjore, si dhe për sanksionet e parapara

Accessibility Menu