Sot (11.08.2026), nëpunës policorë të SP për SKRR – Veles zhvilluan një aktivitet parandalues rrugor, në kuadër të të cilit shoferëve u bë me dije detyrimi për përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes me sinjalistikën rrugore dhe kushtet e rrugës, si dhe pasojat që mund të shkaktohen nëse nuk respektohen rregullat dhe rregulloret rrugore, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë rrugore.
Gjithashtu, Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup, Seksioni për Parandalim pranë SPB Kumanovë dhe SPB Shtip zhvilluan aktivitete parandaluese për siguri rrugore në Shkup, Kumanovë, Shtip, Probishtip, Sveti Nikollë, Berovë dhe Koçan, me theks të veçantë në nevojën për përdorimin e rripave të sigurisë, informimin e qytetarëve për rreziqet e përdorimit të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, si dhe detyrimin e drejtuesve të motoçikletave dhe trotinetëve elektrikë për mbajtjen e helmetës mbrojtëse.
Nëpunës policorë të SPB Negotinë dhe Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup realizuan sot edhe aktivitete parandaluese për mbrojtjen nga vjedhjet, në kuadër të të cilave qytetarëve iu shpjeguan mënyrat se si mund të mbrohen dhe të rrisin nivelin e sigurisë dhe pasurisë personale.
Nëpunës policorë të SPB Shkup, SPB Dellçevë dhe SPB Berovë në Shkup, Berovë dhe Dellçevë realizuan aktivitete parandaluese për parandalimin e zjarreve. Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, nëpunësit policorë theksuan nevojën për sjellje të përgjegjshme në natyrë, me theks të veçantë në shmangien e ndezjes së zjarreve, moshedhjen e bishtave të cigareve dhe, në rast se vërehet zjarr, raportimin e menjëhershëm në numrin telefonik 112. Fermerëve iu theksua nevoja për kryerjen me kujdes të punëve bujqësore, me theks në rreziqet e shkaktimit të zjarreve nga djegia e ledheve, hamulloreve në bar të thatë dhe mbeturinave në ara. Gjithashtu, atyre iu bë e ditur se shkaktimi i zjarreve paraqet vepër penale dhe sanksionohet në përputhje me ligjin. Qytetarëve iu shpërnda edhe material i shtypur edukativ, i përgatitur në bashkëpunim me NP „Pyjet Kombëtare“, me njoftimin për respektimin e ndalimit të lëvizjes në pyje, i cili është në fuqi deri më 31.08.2026.