Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për siguri në trafik dhe parandalimin e mashtrimeve

Aktivitete parandaluese për siguri në trafik dhe parandalimin e mashtrimeve
Sot (13.08.2026), nëpunësit policorë të Seksionit për Parandalim pranë SPB Tetovë zhvilluan një aktivitet parandalues me temë „Mbaj helmetë“, dedikuar drejtuesve të mopedeve, motoçikletave dhe trotinetëve elektrikë të cilëve u bë me dije obligimi dhe nevoja e përdorimit të helmetës mbrojtëse, duke ua rikujtuar se çdo pjesëmarrës në trafik është njësoj përgjegjës si për sigurinë e tij, ashtu edhe për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Aktivitete parandaluese për siguri në trafik zhvilluan edhe nëpunësit policorë të SPB Shtip në Koçan, Shtip, Probishtip dhe Dellçevë. Këto aktivitete kanë për qëllim rritjen e nivelit të kulturës në trafik dhe zvogëlimin e numrit të aksidenteve rrugore.
Ndërkaq, Seksioni për Parandalim pranë SPB Kumanovë zhvilloi në Kumanovë një aktivitet parandalues me qëllim informimin e qytetarëve se si të mbrohen nga mashtrimet, veçanërisht gjatë blerjes së druve për ngrohje. Qytetarëve iu sugjerua të jenë të kujdesshëm, veçanërisht nëse dikush u ofron dru për ngrohje me çmime dukshëm më të ulëta, pasi mund të bëhen viktima të mashtrimit, përkatësisht të mos i marrin drutë për të cilat kanë paguar.

Accessibility Menu