Sot (04.07.2026), nëpunës policorë nga Njësia Policore për Siguri në Komunikacion pranë SPB Kavadar realizuan aktivitet parandalues në komunikacion në rrugën ekspres Gradsko–Prilep. Gjatë komunikimit të drejtpërdrejtë me drejtuesit e automjeteve, atyre iu rikujtua detyrimi për ta përshtatur shpejtësinë sipas sinjalizimit rrugor dhe kushteve në rrugë, si dhe rreziku që marrin përsipër nëse nuk respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, para së gjithash për sigurinë e tyre personale, por edhe për sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. Këto aktivitete kanë për qëllim ngritjen e nivelit të kulturës në komunikacion, e mbi të gjitha rritjen e vetëdijes së drejtuesve të automjeteve dhe uljen e numrit të aksidenteve në komunikacion. Në kuadër të aktivitetit parandalues u shpërnda edhe material edukativ i shtypur, i përgatitur në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe Fakultetin e Sigurisë – Shkup.
Me qëllim të rritjes së sigurisë në ujë gjatë sezonit veror turistik, Sektori për Parandalim pranë SPB Ohër filloi fushatën "Të sigurt me pedalina". Nëpunësit policorë nga Sektori për Parandalim, këto ditë, përmes komunikimit intensiv me personat që në plazhet e bregdetit të Ohrit japin me qira mjete lundruese – pedalinat – për qëllime rekreative, ua tërheqin vëmendjen për domosdoshmërinë e kujdesit dhe përgjegjësisë së shtuar gjatë dhënies së pedalinave turistëve, si dhe për nevojën e kontrollit të detyrueshëm të gjendjes teknike të pedalinës para çdo dhënieje me qira. Gjithashtu, theksohet detyrimi për posedimin e pajisjeve të sigurisë, që çdo përdorues të pajiset me jelek shpëtimi të rregullt dhe me madhësi përkatëse, të sigurohen jelekë shpëtimi edhe për fëmijë, si dhe të ketë litar ose pajisje tjetër për raste emergjente. Veçanërisht u theksohet se duhet ta ndjekin lëvizjen e pedalinave dhe, nëse vërejnë rrezik, të reagojnë me kohë dhe t'i njoftojnë shërbimet kompetente.
Personat që japin me qira pedalinat janë të obliguar që përdoruesit t'i njoftojnë me masat e sigurisë gjatë çdo dhënieje me qira të pedalinës: mbajtja e detyrueshme e jelekut të shpëtimit, ndalimi i kërcimit ose shtyrjes së pedalinave, ndalimi i drejtimit nën ndikimin e alkoolit dhe substancave psikotrope, si dhe respektimi i zonave të shënuara për lundrim.
Personat që japin me qira pedalinat janë të obliguar që përdoruesit t'i njoftojnë me masat e sigurisë gjatë çdo dhënieje me qira të pedalinës: mbajtja e detyrueshme e jelekut të shpëtimit, ndalimi i kërcimit ose shtyrjes së pedalinave, ndalimi i drejtimit nën ndikimin e alkoolit dhe substancave psikotrope, si dhe respektimi i zonave të shënuara për lundrim.
Në Shkup, në territorin e Kisella Vodës, Haraçinës dhe Sopiishtes, nëpunës policorë nga Sektori për Parandalim pranë SPB Shkup realizuan aktivitete parandaluese për parandalimin e zjarreve. Gjatë bisedave me qytetarët, nëpunësit policorë theksuan nevojën për ndërgjegje dhe kujdes maksimal ndaj fondit pyjor. Gjithashtu, qytetarët u njoftuan se shkaktimi i zjarreve përbën vepër penale, e cila sanksionohet në përputhje me ligjin. Nëse vërejnë zjarr, ata duhet ta paraqesin menjëherë në numrin telefonik 112. Qytetarëve u shpërnda edhe material edukativ i shtypur, i përgatitur në bashkëpunim me NP "Pyjet Kombëtare".