Sot (02.07.2026), zyrtarët policorë nga disa njësi organizative të Ministrisë së Punëve të Brendshme realizuan aktivitete parandaluese dhe edukuese të fokusuara në mbrojtjen e pronës së qytetarëve, parandalimin e zjarreve dhe përmirësimin e sigurisë në komunikacion.
Në Veles, në Negotinë dhe në Shkup u zhvilluan aktivitete nën moton "Mos lini sende me vlerë në automjetin tuaj", ku qytetarët u informuan për rëndësinë e mbrojtjes së pronës së tyre dhe të sjelljes së përgjegjshme gjatë parkimit të automjeteve.
Në Shtip, Sveti Nikollë, Probishtip, Bogomillë dhe Rosoman u realizuan aktivitete parandaluese për mbrojtjen nga zjarret në hapësira të hapura dhe parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve, duke u theksuar nevoja për sjellje të kujdesshme dhe raportim në kohë të veprimeve të papërgjegjshme.
Në Koçan, në Shtip dhe në Shkup u zhvilluan gjithashtu fushata parandaluese në komunikacion për parkim të përgjegjshëm, përdorim të sigurt të trotinetëve elektrikë, biçikletave dhe motoçikletave, si dhe për rritjen e mbrojtjes së këmbësorëve.
Në kuadër të të gjitha aktiviteteve, qytetarëve iu shpërnda material edukativ me qëllim ngritjen e vetëdijes publike dhe avancimin e kulturës së sigurisë.