Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për qarkullim të sigurt dhe për mbrojtje nga zjarret

Aktivitete parandaluese për qarkullim të sigurt dhe për mbrojtje nga zjarret
Sot (29.06.2026), nëpunës policorë nga SPB Kumanovë, SPB Shtip dhe Njësia Policore Çashkë realizuan aktivitete parandaluese në komunat Likovë, Berovë, Sveti Nikollë, Probishtip dhe Çashkë, me qëllim mbrojtjen dhe uljen e rrezikut nga zjarret pyjore dhe zjarret në hapësira të hapura, si dhe për të rritur kujdesin gjatë kryerjes së punëve bujqësore.
Qytetarëve u është bërë thirrje për bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet kompetente dhe për raportimin e detyrueshëm të sjelljeve të papërgjegjshme, siç janë: hedhja dhe djegia e mbeturinave, ndezja e zjarrit në hapësira të hapura dhe pranë brezave pyjorë, hedhja e bishtave të cigareve etj., me qëllim të reagimit të shpejtë dhe në kohë. Gjithashtu, ata u informuan se shkaktimi i zjarreve paraqet vepër penale dhe sanksionohet në përputhje me ligjin.
Ndërkohë, nëpunës policorë nga Njësia Policore për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë NJPB Kavadar dhe NJPB Dellçevë zhvilluan aktivitete parandaluese në Kavadar dhe në Dellçevë me temën „Drejtoni automjetin të rregullt teknikisht“, duke theksuar detyrimin për mirëmbajtjen e rregullt të gjendjes teknike të automjeteve si kusht themelor për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion.
Po ashtu, nëpunës policorë nga Njësia Policore për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë NJPB Negotinë zhvilluan në Negotinë aktivitetin me temën „Përdorni rripin e sigurisë“, duke theksuar detyrimin ligjor për përdorimin e rripit të sigurisë nga drejtuesit dhe pasagjerët, si dhe respektimin e plotë të rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë personale.
Ndërkaq, nëpunës policorë nga Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup zhvilluan sot aktivitete parandaluese dedikuar drejtuesve të motoçikletave, të trotinetëve elektrikë dhe të biçikletave. Gjatë këtyre aktiviteteve, drejtuesit u rikujtuan për rregullat dhe detyrimet për pjesëmarrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme në trafik, me theks të veçantë në detyrimin e mbajtjes së helmetës mbrojtëse.
Në Vinicë, aktivitetet parandaluese ishin të përqendruara në informimin e qytetarëve për pasojat që mund të shkaktojë përdorimi i telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit. Në kuadër të këtyre aktiviteteve u shpërndanë edhe materiale të shtypura edukative.

Accessibility Menu