Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Shkup për parandalimin e zjarreve

Aktivitete parandaluese të SPB Shkup për parandalimin e zjarreve
Sot (28.06.2026), në qendrën turistike Kanioni Matkë dhe në fshatin Matkë e Sipërme, nëpunës policorë nga Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup zhvilluan aktivitete parandaluese për parandalimin e zjarreve.
Gjatë bisedave me qytetarët, nëpunësit policorë theksuan nevojën për përgjegjësi dhe kujdes maksimal ndaj fondit pyjor. Gjithashtu, qytetarët u informuan se shkaktimi i zjarreve përbën vepër penale dhe sanksionohet në përputhje me ligjin.
Njëkohësisht, qytetarëve iu bë thirrje se nëse vërejnë zjarr, ta raportojnë menjëherë në numrin emergjent 112. Në kuadër të aktivitetit, qytetarëve iu shpërnda edhe material edukativ, i përgatitur në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike "Pyjet Kombëtare".

Accessibility Menu