Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese në Ohër – “Patrulla e Lagjes” në vizitë të vendeve të argëtimit të të rinjve

Aktivitete parandaluese në Ohër – “Patrulla e Lagjes” në vizitë të vendeve të argëtimit të të rinjve

Dje (18.07.), Sektori për Punë të Brendshme Ohër realizoi fushatën parandaluese “Patrulla e Lagjes”. Patrullat e përziera të përbëra nga nëpunës policorë të Njësisë për Parandalim, prindër, përfaqësues të Këshillit të prindërve në shkolla, si dhe përfaqësues nga Sektori për Arsim pranë vetëqeverisjes lokale, në kuadër të planit operativ “Verë e sigurt 2025”, kryen një vizitë parandaluese në objektet hotelierike dhe në hapësirat e hapura në Ohër, ku gjatë orëve të natës zakonisht mblidhen dhe qëndrojnë të rinjtë.

 

Qëllimi i fushatës është që prindërit të shohin se ku dhe si të rinjtë argëtohen gjatë orëve të natës, cilat janë kushtet në vendet ku ata dalin, cilat objekte hotelierike dhe vende publike i vizitojnë më shpesh, cilat janë problemet e mundshme me të cilat përballen, si dhe mënyra se si nëpunësit policorë i zbatojnë në praktikë kompetencat e tyre policore.

 

Praktikisht, motivi është që përmes një aksioni të gjerë shoqëror të forcohet marrëdhënia partneriteti mes policisë dhe qytetarëve, të kontribuohet në rritjen e nivelit të sigurisë, të ulen incidentet e mundshme në vendet ku të rinjtë argëtohen, të ngrihet ndërgjegjësimi dhe përgjegjësia shoqërore e të rinjve për sjellje të përgjegjshme në objektet hotelierike dhe në hapësirat publike, si dhe të respektohen në mënyrë të përpiktë dispozitat ligjore, veçanërisht ato të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike. Kjo fushatë këtë muaj është zbatuar në Dibër, ndërsa në periudhën në vijim do të realizohet edhe në vendbanimet tjera që mbulohen nga SPB Ohër.

Accessibility Menu