Duke vepruar në përputhje me projektin parandalues "Vera e Sigurt 2025", Seksioni për parandalim pranë SPB Tetovë dje (17.07.) zbatoi një aktivitet parandalues me qytetarët, kushtuar mbrojtjes së krimeve pronësore.
Në lokacionet në rrugën "Lubotenska", pranë tregut në Tetovë, përmes takimeve dhe bisedave të drejtpërdrejta me qytetarët, nëpunësit policorë, përveç këshillave dhe sugjerimeve praktike për qytetarët, shpërndanë edhe fletëpalosje edukative me përmbajtje informuese që synojnë mbrojtje më të madhe, kryesisht nga vjedhjet, por edhe nga krimet tjera pronësore.