Në kuadër të fushatave gjithëpërfshirëse për avancimin e kulturës së trafikut, sot (17.07.) në zonën e SPKP Qendër, Njësia për parandalim pranë SPB Shkup në bashkëpunim me KRSKRR zbatuan veprimtari parandaluese-edukative të destinuara për shoferët "Parko me ndërgjegje – parko me përgjegjësi".
Aktiviteti kishte për qëllim rritjen e vetëdijes për pjesëmarrjen e përgjegjshme dhe të sigurt në trafik. Në të njëjtën kohë, u nda material edukativ, përkatësisht fletushka me përmbajtje informuese dhe këshilla praktike për pjesëmarrjen e sigurt në trafik.