Sot (21 korrik) në Ohër filluan të funksionojnë patrullat e përbashkëta policore të përbëra nga nëpunës policorë nga Ministritë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe Serbisë. Patrullat realizohen në bazë të Protokollit të nënshkruar për Bashkëpunim gjatë sezonit turistik veror dhe dimëror të dy Ministrive, sipas të cilit patrullat e përbashkëta janë planifikuar të patrullojnë në Ohër çdo ditë gjatë sezonit nga 20 korriku deri më 31 gusht. Ajo që është veçanërisht karakteristike e këtij bashkëpunimi është se qëllimi i patrullave të përbashkëta nuk është vetëm rritja e nivelit të shkëmbimit të përvojave midis nëpunësve policorë nga të dy ministritë, por shumë më tepër për të përmbushur nevojat e qytetarëve me qëllim përmbushjen e nevojave të tyre të sigurisë, si dhe për të siguruar nevoja të tjera shërbimi. Nëpunësit policorë nga Serbia nuk do të kenë autorizime policore dhe gjatë realizimit të veprimtarisë policore në terren do të jenë të detyruar të veprojnë në përputhje me legjislacionin kombëtar të RMV-së, nuk do të mbajnë armë zyrtare dhe do të ofrojnë vetëm mbështetje për nëpunësit policorë nga Ohri.
Nëpunësit policorë serbe para marrjes së detyrave të punës u njohën hollësisht me ligjin e punëve të brendshme të RMV-së dhe ligjin për policinë.