Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete edhe në rajonin e Dellçevës – kujdes në komunikacion dhe parandalim të zjarreve

Aktivitete edhe në rajonin e Dellçevës – kujdes në komunikacion dhe parandalim të zjarreve

Sot (19.07.), nëpunës policorë nga NJPB Dellçevë dhe nga QR për ÇK  Lindje, përkatësisht nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje të Kufirit Dellçevë, realizuan aktivitete parandaluese në Pikën Kufitare “Dellçevë” dhe në fshatin Zvegor, që përfshinin si fushën e sigurisë në komunikacion, ashtu edhe mbrojtjen nga zjarret.

 

Nën motot “Mos ngas automjet nën ndikimin e alkoolit” dhe “Ngas i pushuar”, drejtuesve të mjeteve u është shpjeguar rregullativa ligjore me një sërë rekomandimesh për drejtim të sigurt të automjeteve, si dhe për respektimin e rregullave dhe dispozitave të komunikacionit. U është bërë me dije se çdo drejtues i cili konsumon alkool mbi kufirin e lejuar do të ndëshkohet rreptësisht. Po ashtu, qytetarët janë informuar se lodhja është një nga shkaqet kryesore për aksidente në këtë periudhë.

 

Në kuadër të aktiviteteve, drejtuesve të automjeteve u janë shpërndarë fletushka me përmbajtje edukative, të përgatitura në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR).

 

Sa i përket mbrojtjes nga zjarret, fokusi kryesor ishte te shkaqet e shpërthimit të zjarreve, përkatësisht faktorët e rrezikut për ndodhjen e tyre, si dhe masa për ndalimin e plotë të lëvizjes në pyje dhe tokë pyjore. Me banorët lokalë të fshatit Zvegor u diskutua edhe për prerjen e paligjshme të drunjve dhe pasojat ligjore që rrjedhin nga kjo veprimtari e dëmshme dhe e ndaluar.

 

Nëpunësit policorë paraqitën një sërë shembuj konkretë dhe këshilla praktike për mbrojtje dhe parandalim në kohë të zjarreve, si dhe për respektimin e masës së vendosur për ndalim të lëvizjes në pyje dhe tokë pyjore.

Accessibility Menu