Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese në Dellçevë dhe në Berovo për mbrojtje nga dhuna në familje dhe komunikacion më të sigurt

Aktivitete parandaluese në Dellçevë dhe në Berovo për mbrojtje nga dhuna në familje dhe komunikacion më të sigurt

Sot (19.06.2025) në zonën qendrore të qytetit në Dellçevë, nëpunësit policorë nga Seksioni i parandalimit dhe nëpunësit policorë nga Stacioni Policor Dellçevë realizuan aktivitet parandalues me temën "Parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna në familje".


Gjatë aktivitetit iu sqaruan qytetarëve format e dhunës në familje, si dhe të drejtat dhe masat e mbrojtjes gjatë ekzistimit të njërës prej formave të dhunës në familje. Qytetarët ishin gjithashtu të informuar me numrat telefonikë ku mund të denoncohej dhuna në familje, dhe u shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative.


Gjithashtu sot (19.06.2025), në rrugën "23 gusht" në Berovo, nëpunësit policorë në Njësinë  Policore për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor kryen një aktivitet parandalues "Me përgjegjësi para vendkalimit të këmbësorëve". Gjatë aktivitetit iu tregua këmbësorëve që të jenë të kujdesshëm gjatë kalimit të rrugës, vendkalimit për këmbësorë, duke shikuar mirë rreth tyre dhe të mbajnë veshje më të çelët që të vërehen më lehtë.

Accessibility Menu