Sot (20.06.2025) në zonën qendrore të qytetit të Probishtipit, nëpunësit policorë nga NJPB Probishtip realizuan aktivitete parandaluese me moton "Mbroni shtëpinë tuaj nga vjedhjet" dhe "Mbrohuni nga vjedhjet e xhepave". Njëherësh, qytetarëve u dhanë fletushka edukative dhe përmes shembujve praktikë iu tregua si të mbrohen nga ky lloj i krimit.
Gjithashtu, në vendin e quajtur Legovec është realizuar aktiviteti parandalues me moton "Flakët e zjarrit janë të pandalshme", me ç’rast qytetarëve dhe shoferëve u tha që të mos hedhin bishta cigaresh dhe sende të qelqta, sepse në atë mënyrë, përveç se e ndotin natyrën, shkaktojnë edhe zjarre me të cilat shkaktohen dëme dhe pasoja të përhershme të fondit pyjor. Gjatë aktivitetit iu dhanë qytetarëve fletushka me përmbajtje edukative.