Seksioni i parandalimit pranë SPB Kumanovë, sot (19.06) në zonën qendrore të qytetit në Kumanovë realizoi aktivitet parandalues në temën "Të sigurt në komunikacion". Në komunikimin e drejtpërdrejtë të shoferëve, ndërkaq veçanërisht motoçiklistëve, iu vu në pah obligimi për përdorimin e detyrueshëm të helmetës mbrojtëse, përdorimin e rripit të sigurisë, për dëmin nga përdorimi i telefonit celular, por edhe për respektimin e denjë të të gjitha rregullave dhe dispozitave.
Gjatë aktivitetit qytetarëve iu dha material i shtypur edukativ, i përgatitur nga Këshilli Republikan për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor.