Sot (18.06) në zonën qendrore të qytetit të Manastirit, nëpunësit policorë të Seksionit të parandalimit pranë SPB Manastir dhe nëpunësit policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionin Rrugor Manastir zhvilluan një aktivitet parandalues - edukativ në kuadër të fushatës "Vozitni me kujdes dhe me përgjegjësi", dhe me moton "Mos përdorni telefon celular gjatë vozitjes".
Aktiviteti parandalues ishte i dedikuar për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që drejtojnë automjete dhe përmes komunikimit të drejtpërdrejtë ata u informuan për rrezikun e madh dhe pasojat që mund të ndodhin nëse përdoret telefoni celular gjatë drejtimit të automjetit. Njëkohësisht, u shpërndanë edhe fletushka me përmbajtje edukative, të përpikuara në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Sigurinë e Komunikacionin Rrugor dhe Fakultetin e Sigurisë - Shkup. Nëpunësit policorë nga NJPB Krushevë, në zonën qendrore të Krushevës, zhvilluan një aktivitet parandalues me moton - "Alkooli dhe timoni - kombinimi më i keq" dhe "Parkoni me ndërgjegje - parkoni me përgjegjësi".
Po ashtu, edhe nëpunësit policorë të NJPB Resnjë kryen sot një aktivitet parandalues në zonën qendrore të Resnjës me moton - "Mbani helmetë" drejtuar motoçiklistëve.