Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Veles

Aktivitete parandaluese të SPB Veles

Sot (17.06.) nëpunësit policorë nga Seksioni i parandalimit pranë SPB Velest, në pikat e pagesës "Demir Kapij", drejtimi rrugor Veles - Gjevgjeli dhe anasjelltas dhe "Viniçani" në drejtimin rrugor Veles - Gradsko dhe anasjelltas, zhvilluan një aktivitet parandalues dhe edukativ për mbrojtje nga zjarri me temën "Të mbrojmë pyjet tona nga zjarret në pyje " dhe "Flaka është e pandalshme". Përmes bisedave të drejtpërdrejta me shoferët dhe pasagjerët, u theksua nevoja për sjellje të kujdesshme dhe të përgjegjshme gjatë udhëtimit.

Qytetarët u këshilluan të mos hedhin bishta cigaresh ose ndonjë lloj tjetër materiali të ndezshëm përgjatë rrugëve, si dhe detyrimi për sjellje të kujdesshme dhe të përgjegjshme gjatë lëvizjes në zonat pyjore, me qëllim uljen e rrezikut nga zjarret në hapësirat e hapura, veçanërisht në periudhën e verës kur temperatura rritet dhe rreziku nga zjarret është më i madh. Qëllimi i aktivitetit është rritja e kulturës së sigurisë, por edhe forcimi i besimit dhe bashkëpunimit midis policisë dhe qytetarëve. Njëkohësisht, u theksua edhe nevoja për denoncimin në kohë të çdo dukurie të sjelljes së pamatur nga qytetarët, me qëllim që të sigurohet një reagim i shpejtë dhe në kohë nga të gjitha institucionet kompetente.

Gjithashtu, në aktivitetin e sotëm parandalues, shoferëve iu dhanë këshilla për drejtim të kujdesshëm, duke respektuar sinjalistikën e trafikut, me një kujtesë për të drejtuar të pushuar për një udhëtim të sigurt. Përveç kësaj, u shpërndanë edhe materiale të shtypura me rekomandime edukative, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë.

Accessibility Menu