Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitet parandalues i SPB Shkup në Saraj për siguri më të madhe në trafik

Aktivitet parandalues i SPB Shkup në Saraj për siguri më të madhe në trafik

Sot (18.06.) në kuadër të fushatave gjithëpërfshirëse për avancimin e kulturës së trafikut, në zonën e Njësisë policore Saraj, në hyrje të komunës, Njësia për parandalim pranë SPB Shkup në bashkëpunim me nëpunësit policorë të SP Saraj realizuan një aktivitet parandalues dhe edukues trafiku dedikuar përdoruesve të motoçikletave, biçikletave dhe trotinetëve elektrikë, si dhe për këmbësorët dhe shoferët.



Me moton: "Mbani helmetë - drejtoni me përgjegjësi", "Rrotulloni në mënyrë të sigurt me biçikletë dhe trotinet elektrik", "Të gjithë jemi këmbësorë", "Vendosni rripin e sigurisë", "Mos bisedoni në celular gjatë vozitjes" dhe "Parkoni me ndërgjegje - parko me përgjegjësi", qëllimi i aktivitetit, përndryshe i mbështetur në bashkëpunim me KRSKRR-në, kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes së sigurisë për pjesëmarrje të përgjegjshme dhe të sigurt në trafik, veçanërisht tek kategoritë e pjesëmarrësve që janë më shpesh të ekspozuar ndaj rreziqeve - këmbësorët, motoçiklistët, çiklistët dhe përdoruesit e trotinetëve elektrikë.



Njëherësh, u shpërndanë materiale edukative në formën e fletushkave shoqëruar me këshilla praktike për lëvizje të sigurt në trotuare, shtigje biçikletash dhe rrugë.

Accessibility Menu