Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të QRÇK Veri për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret dhe prerjet ilegale të pyjeve

Aktivitete parandaluese të QRÇK Veri për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret dhe prerjet ilegale të pyjeve

Dje (15.06.) nëpunësit policorë nga Stacioni i Policisë për VK "Tabanoc" pranë QR për ÇK Veri në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike "Pyjet Kombëtare" në pikën kufitare "Tabanoc" zhvilluan aktivitete parandaluese, të fokusuara tematikisht në mbrojtjen e pyjeve nga zjarret e pyjeve dhe mbrojtjen nga prerjet e paligjshme të druve.

 Me këtë rast, nëpunësit policorë zhvilluan një sërë takimesh me qytetarët dhe shoferët, gjatë të cilave ata u informuan drejtpërdrejt për domosdoshmërinë e sjelljes së kujdesshme dhe të përgjegjshme, veçanërisht në lidhje me djegien e kashtës dhe ledheve, hedhjen e bishtave të cigareve dhe mbeturinave të tjera të ndezshme, përkatësisht eliminimin e të gjitha rreziqeve të mundshme që mund të shkaktojnë zjarre në pyje. Në të njëjtën kohë, qytetarëve iu shpërndanë edhe fletëpalosje edukative me përmbajtje të dobishme mbi pasojat ligjore dhe parandalimin e zjarreve në hapësirat e hapura dhe të zjarreeve në pyje.

Accessibility Menu