Nëpunës policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare "Jug" sot (14.06.) në pikat kufitare "Bogorodicë" dhe "Mexhitlija" në bashkëpunim me vullnetarë nga Kryqi i Kuq i RMV-së organizuan dhe zbatuan një aksion parandalues në kontekstin e udhëtimit të sigurt në kushtet e verës.
Njëherit, nëpunësit policorë i këshilluan pasagjerët me të hyrë në vend për nevojën e drejtimit të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm të automjetit dhe, natyrisht, duke pasur parasysh temperaturat e larta ditore, pushimin e nevojshëm me qëllim shmangien e ndikimit të temperaturave si rrezik për aksidente të mundshme rrugore. Ata gjithashtu, së bashku me vullnetarë nga Kryqi i Kuq, përveç këshillave të dobishme, shpërndanë ujë për pasagjerët, si dhe fletëpalosje edukative shumëgjuhëshe me përmbajtje informative të përgatitura nga QR për ÇK "Jug". Aktivitete të tilla dhe të ngjashme do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim, veçanërisht pasi pritet një rritje e mëtejshme e frekuencës së trafikut përmes pikave kufitare.