Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Kumanovë

Aktivitete parandaluese të SPB Kumanovë

Seksioni i parandalimit i SPB Kumanovë dje (12.06) në zonën qendrore të qytetit të Kumanovës zhvilloi një aktivitet parandalues me temë "Të sigurt në komunikacion".

 

Shoferët u njoftuan në komunikim të drejtpërdrejtë lidhur me përdorimin e detyrueshëm të rripit të sigurisë në automjete, dëmin e përdorimit të telefonit celular, por edhe respektimin konsekuent të të gjitha rregullave dhe dispozitave të trafikut. Gjatë aktivitetit parandalues, qytetarëve iu shpërndanë edhe materiale të shtypura edukative, të përgatitura nga Këshilli Republikan për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor.

Accessibility Menu