Sot (12.06.2025) nëpunësit policorë nga Seksioni i parandalimit pranë SPB Tetovë, nga Stacioni i Policisë me Kompetenca të Përgjithshme pranë SPB Gostivar dhe nga Njësia policore për sigurinë e komunikacionit rrugor, në disa lokacione të zonës së qytetit në Gostivar zhvilluan një aktivitet parandalues nën moton - ,,Të gjithë jemi këmbësorë".
Këmbësorëve, si pjesëmarrës në trafik, iu shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative të përgatitura në bashkëpunim me KRSKRR-në dhe me mesazhe kujdesi, përgjegjësie dhe respektimin e rregullave dhe dispozitave të trafikut. Në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, u theksua gjithashtu se biseda në celular ose kalimi i rrugës në vendkalimet e pashënuara për këmbësorë janë faktorë që mund t'i vënë këmbësorët në rrezik dhe shpesh janë shkaktarë të aksidenteve rrugore.
Qëllimi i aktivitetit kishte për qëllim pjesëmarrjen e duhur, të përgjegjshme dhe të sigurt në komunikacion të këmbësorëve dhe zvogëlimin e rreziqeve nga aksidentet rrugore.