Sot (16.06) në zonën në qendrore të qytetit të Strumicës, nëpunësit policorë të seksionit për parandalimit pranë SPB Strumicë dhe nëpunësit policorë të Stacionit Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Strumicë zhvilluan një aktivitet parandalues - edukativ në suaza të fushatës "Vozit me kujdes dhe me përgjegjësi" ndërsa nën moton ,, Mos përdorni celularin gjatë vozitjes’’.
Aktiviteti parandalues u dedikohej të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që drejtojnë mjete motorike, e përmes komunikimit të drejtpërdrejtë u fol për rrezikun e lartë dhe pasojat që mund të paraqiten nëse përdoret telefoni celular gjatë drejtimit të mjetit motorik. Në të njëjtën kohë u shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative, të ofruara në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor dhe Fakultetit për Siguri Shkup.