Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese në rajonin e SPB Shtip

Aktivitete parandaluese në rajonin e SPB Shtip

Sot (17.06.) nëpunësit policorë të NJPB Dellçevë, në bashkëpunim me komunën e Dellçevës, në kopshtin e fëmijëve ,,Veseli cvetovi’’ në Dellçevë mbajtën një ligjeratë edukative në temën - ,,Siguria e më të vegjëlve në komunikacion’’ për fëmijët e moshës parashkollore. Përmes një video prezantimi, fëmijët u njoftuan me rregullat dhe dispozitat themelore të trafikut se si të sillen si pjesëmarrës të trafikut kur janë këmbësorë, si të kalojnë në vendkalim këmbësorësh dhe kur dhe ku të vozisin biçikletë.



Një aktivitet identik, por në çerdhen "Vera Ciriviri Trena" në Shtip, u zhvillua sot edhe nga nëpunësit policorë të Stacionit Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor në Shtip. Gjithashtu, në Sveti Nikollë, nëpunësit policorë nga NJPB Sveti Nikollë zhvilluan një aksion edukativ në fushën e trafikut në rrugën "Filip i Dytë". Nën moton "Mos përdorni telefon celular gjatë drejtimit të automjetit", në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, përkatësisht shoferët, nëpunësit policorë theksuan rrezikun e përdorimit të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, si dhe pasojat serioze që mund të shkaktojë një sjellje e tillë. Shoferët u informuan gjithashtu për nevojën e respektimit të plotë të rregullave dhe dispozitave të trafikut, ndërsa nëpunësit policorë shpërndanë edhe materiale të shtypura edukative të prodhuara në bashkëpunim me KRSKRR-në.

Accessibility Menu