Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Veles, SPB Tetovë dhe SPB Shtip për trafik të sigurt dhe mbrojtje nga krimet pronësore

Aktivitete parandaluese të SPB Veles, SPB Tetovë dhe SPB Shtip për trafik të sigurt dhe mbrojtje nga krimet pronësore
Seksioni për Parandalim i SPB Veles sot (06.02.2026) në fshatrat Mellnicë, Lisiçe, Drenovë, Jabollçisht i Epërm dhe i Poshtëm, komuna e Çashkës, zbatoi aktivitete parandaluese dhe edukative për mbrojtje nga krimet pronësore dhe mashtrimet. Nëpunësit policorë informuan banorët përmes komunikimit të drejtpërdrejtë se si të mbrohen nga vjedhjet dhe mashtrimet, si dhe për rreziqet e përdorimit të piroteknikës dhe armëve të zjarrit dhe implikimet ligjore me të cilat mund të përballen për shkak të mosrespektimit të rregulloreve ligjore. U shpërndanë edhe materiale të shtypura edukative. Aktivitetet e këtilla parandaluese u kryen edhe në disa lokacione në Shtip.
Në zonën e Tetovës dhe Sveti Nikollës, nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Tetovë dhe SP Sveti Nikollë kryen aktivitete parandaluese në kuadër të fushatës "Të gjithë jemi këmbësorë - me përgjegjësi në kalimet për këmbësorë". Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë dhe shpërndarjes së fletushkave me përmbajtje edukative, nëpunësit policorë i njoftuan qytetarët me rregullat dhe rregulloret e trafikut që vlejnë për këmbësorët dhe nevojën e respektimit të plotë të tyre me qëllim mbrojtjen e këtij grupi më të rrezikuar pjesëmarrëish në trafik. Në Koçan, nëpunësit policorë nga Stacioni Policor i Koçanit zhvilluan një aktivitet parandalues ​​me qëllim njohjen e qytetarëve me pasojat e përdorimit të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, ndërsa në Dellçevë, theksi u vu në nevojën për parkimin e duhur.

Accessibility Menu