Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Veles, SPB Manastir dhe SPB Shtip për trafik të sigurt

Aktivitete parandaluese të SPB Veles, SPB Manastir dhe SPB Shtip për trafik të sigurt

Sot (09.02.2026) nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim dhe Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në SPB Veles, në disa lokacione në Veles, kryen aktivitete parandaluese nën moton "Vendosni rripin e sigurisë" dhe "Mos përdorni telefon celular gjatë drejtimit". Shoferëve iu rikujtua detyrimi për të përdorur rripin e sigurisë në automjete, sepse kjo mund ta zvogëlojë ndjeshëm shkallën e lëndimeve në rast të aksidentit rrugor. U theksua edhe rreziku nga përdorimi i telefonit celular gjatë drejtimit, si dhe të gjitha rregullat e tjera për drejtim të sigurt të automjeteve, me qëllim ngritjen e kulturës së trafikut, me qëllim uljen e numrit të aksidenteve rrugore. Në të njëjtën kohë, shoferëve iu dha material edukativ i shtypur, i zhvilluar në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe Fakultetin e Sigurisë Shkup. Aktivitete të ngjashme parandaluese u zbatuan në Probishtip, Koçan, Shtip dhe Dellçevë. Ndërkohë, nëpunësit policorë nga SPB Manastir vizituan sot kopshtin "Prolet" në Manastir, ku fëmijët u njohën me rregullat themelore të trafikut, përmes një prezantimi të përshtatur për moshën e tyre. Atyre iu shpjegua roli i nëpunësit policor, si dhe disa nga pajisjet e përdorur

Accessibility Menu