Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Veles, SPB Tetovë dhe SPB Shtip për trafik të sigurt

Aktivitete parandaluese të SPB Veles, SPB Tetovë dhe SPB Shtip për trafik të sigurt
Sot (22.01.2026) nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Veles dhe Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor, në disa lokacione në Veles, realizuan aktivitete parandaluese në fushën e sigurisë në trafikun rrugor, me temat "Përdorni pajisje dimërore" dhe "Vozitja e shpejtë vret". Nëpunësit policorë në komunikim të drejtpërdrejtë, u theksuan shoferëve nevojën për të respektuar rregullat dhe rregulloret e trafikut, me theks të veçantë në periudhën e dimrit, kur kushtet e rrugës kërkojnë kujdes maksimal dhe për këtë arsye respektimi i dispozitave për përdorimin sezonal të pajisjeve dimërore është veçanërisht i rëndësishëm. Shoferëve iu theksua gjithashtu detyrimi për të përshtatur shpejtësinë e drejtimit sipas kushteve në të cilat zhvillohet trafiku dhe gjendjes së rrugëve. Njëkohësisht, u shpërndanë materiale edukative, të përpiluara në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor dhe Fakultetin e Sigurisë - Shkup. Aktivitete të tilla parandaluese u kryen edhe në Shtip nga nëpunësit policorë të SP për SKRR Shtip.
 
Në territorin e Tetovës, nëpunësit policorë nga Departamenti i Parandalimit në SPB Tetovë zhvilluan një aktivitet parandalues-edukativ me moton "Parkoni me ndërgjegje - parkoni me përgjegjësi". Shoferëve u bënë me dije pasojat për sigurinë e trafikut që mund të ndodhin nëse i parkojnë automjetet e tyre në mënyrë të parregullt, veçanërisht në dëm të këmbësorëve dhe çiklistëve.

Accessibility Menu