Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Veles, SPB Shtip dhe SPB Shkupit për trafik të sigurt dhe parandalim të përdorimit të mjeteve piroteknike

Aktivitete parandaluese të SPB Veles, SPB Shtip dhe SPB  Shkupit për trafik të sigurt dhe parandalim të përdorimit të mjeteve piroteknike
Sot (24.12.2025), nëpunës policorë nga Seksioni i Parandalimit pranë SPB Veles, së bashku me një mjek nga Klinika për Kirurgji Plastike dhe Rikonstruktive, mbajtën ligjërata parandaluese dhe edukative në kuadër të fushatës "Pa piroteknikë për festa më të sigurta" për nxënësit e vitit të parë nga shkollat ​​e mesme "Jovçe Tesliçkov", "Kole Nedellkovski", "Koço Racin" dhe "Dimitrija Çupovski" në Veles. Gjithashtu, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar mbajtën ligjërata edukative për nxënësit e klasave të teta dhe të nënta nga shkollat ​​fillore "Tosho Vellkov Pepeto" dhe "Dimkata Angelov Gaberot" në Kavadar. Në ligjërata u theksua se përdorimi i piroteknikës paraqet një rrezik të madh për shëndetin, veçanërisht për fëmijët dhe të miturit, sepse ato përmbajnë eksplozivë dhe mund të shkaktojnë lëndime serioze dhe të përhershme dhe pasoja shëndetësore. Ndërkohë, nëpunësit policorë nga NJPB Negotinë në shkollën fillore lokale në fshatin Disan i Poshtëm, rrethina e Negotinës, zhvilluan një punëtori edukative me temë "Fëmija, pjesëmarrës në trafik", në të cilën nxënësit u informuan për rëndësinë e respektimit të rregullave dhe rregulloreve të trafikut, me qëllim të ngritjes së nivelit të kulturës së trafikut dhe sigurisë së fëmijëve, si pjesëmarrës më të vegjël në trafik.
Ligjërata edukative mbi rreziqet nga përdorimi i piroteknikës u mbajtën sot edhe në rajonin e SPB Shtip, përkatësisht në shkollën fillore "Dimitar Vllahov" në Shtip, në shkollën e mesme "Gosho Vikentiev" në Koçan dhe në shkollën e mesme "Naum Naumovski Borçe" në Probishtip. Në Sveti Nikollë, nëpunës policorë pranë NJPB Sveti Nikollë zhvilluan një aktivitet trafiku në disa rrugë me moton "Mos pini kur vozisni". Si pjesë e aktivitetit, shoferëve iu shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative, dhe u theksua se alkooli është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore gjatë kësaj periudhe dhe se mospërdorimi i alkoolit gjatë drejtimit të automjetit është një faktor kryresor për të arritur në mënyrë të sigurt në destinacionin e dëshiruar.
Më 24.12.2025, në zonën e Stacionit Policor Qendër, Njësia për Parandalim në SPB Shkup zhvilloi një aktivitet parandalues ​​me moton "Piroteknika - argëtim për një çast, fatale përjetë". Kalimtarëve iu shpërndanë materiale edukative dhe u informuan se pushkaliqet shkaktojnë stres dhe një ndjenjë të fuqishme shqrtësimi, si tek njerëzit ashtu edhe tek kafshët, dhe është fakt se një numër i madh njerëzish në botë çdo vit mbeten invalidë, për shkak të përdorimit të pushkaliqeve, pjesa më e madhe e të cilëve janë fëmijë.
Paralelisht me këto aktivitete, në Spitalin Universitar Josip Broz - Tito, mjekët nga Klinika Universitare për Kirurgji Plastike dhe Korrektuese mbajtën punëtori me moton "Krijoni kujtime pa lëndime - thuajini JO mjeteve piroteknike!". Gjithashtu, në bashkëpunim me KRSKRR-në, në bulevardin Ilinden u zhvillua një fushatë për festat e fundvitit "Nëse pi mos vozit, nëse vozit mos pi", ku iu shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative pjesëmarrësve në komunikacion.

Accessibility Menu