Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Shkup dhe SPB Tetovë për parandalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike dhe pasojat që mund të shkaktohen nga përdorimi i saj

Aktivitete parandaluese të SPB Shkup dhe SPB Tetovë për parandalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike dhe pasojat që mund të shkaktohen nga përdorimi i saj
Më 22.12.2025 në territorin e Stacionit Policor Çair, në afërsi të tregut në Butel edhe sot (23.12.2025) në territorin e Stacionit Policor Karposh, Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup realizoi aktivitete parandaluese me moton "Piroteknika - argëtuese për një çast, fatale përjetë".
 
Aktivitetet parandaluese kishin për qëllim informimin dhe edukimin e qytetarëve rreth pasojave të përdorimit të mjeteve piroteknike, ndërsa qëllimi është ngritja e vetëdijes për sigurinë dhe vetëdijes për vetëmbrojtje - respektimi i standardeve për një sjellje të pranueshme shoqërore, forcimi i besimit dhe bashkëpunimit midis popullatës lokale dhe policisë, si dhe gjetja e qasjeve të reja për përballjen me këto forma të kriminalitetit.
 
Kalimtarëve iu dhanë materiale edukative dhe në këtë rast iu bë me dije se pushkaliqet shkaktojnë stres dhe ndjenjë intensive shqetësimi, si tek njerëzit ashtu edhe tek kafshët, dhe është fakt se një numër i madh njerëzish në botë çdo vit bëhen invalidë, për shkak të përdorimit të pushkaliqeve, ndërsa prej tyre pjesa më e madhe janë fëmijë.
 
Paralelisht me këto aktivitete, në Spitalin e Përgjithshëm Rade Jovçevski - Korçagin, mjekët nga Klinika Universitare për Kirurgji Plastike dhe Korrektuese, mbajtën punëtori nën moton "Krijoni kujtime pa lëndime - thuajini JO mjeteve piroteknike!". Punëtori të ngjashme u mbajtën në shkollën fillore "Aco Shopov" në Radishan, në shkollën fillore "Bratstvo", shkollën e mesme "Vllado Tasevski", si dhe në shkollën fillore "Ramiz dhe Hamid" në Shuto Orizarë.
 
Sot (23.12.2026), në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta parandaluese dhe edukative të MPB-së, Klinikës për Kirurgji Plastike dhe Rikonstruktive nga Shkupi dhe Kryqit të Kuq të Tetovës dhe Gostivarit, në tre shkolla fillore të Tetovës, OOU "Andrea Saveski Qiqish", "Naim Frasheri" dhe "Istikbal", si dhe në shkollën e mesme komunale "Gimnazia" dhe Shkollën e Mesme Komunale të Mjekësisë, u mbajtën ligjërata dhe prezantime profesionale, të cilat theksuan rrezikun e përdorimit të piroteknikës për shëndetin e nxënësve, kryesisht nga lëndimet në duar, sy dhe gjymtyrë të tjera, ndërsa ekipet e Kryqit të Kuq simuluan ushtrime praktike gjatë dhënies së ndihmës të parë në rastet e lëndimeve të shkaktuara nga përdorimi i piroteknikës. Përveç kësaj, nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Tetovë i informuan nxënësit rreth implikimeve ligjore të blerjes, shitjes dhe aktivizimit të pushkaliqeve dhe mjeteve të tjera piroteknike në vende publike, në rrugë, në oborre para ndërtesave, në hyrje të ndërtesave të banimit ose shkollave etj., që mund të sanksionohet jo vetëm si vepër kundërvajtëse por edhe penale, varësisht nga rrethanat dhe pasojat përfundimtare.

Accessibility Menu