Sot (22.12.2025) nëpunës policorë nga Seksioni i Parandalimit pranë SPB Strumicë së bashku me mjekë nga Klinika Universitare për Kirurgji Plastike dhe Rikonstruktive realizuan një ligjëratë edukative për ngritjen e vetëdijes për pasojat e dëmshme nga përdorimi i mjeteve piroteknike me nxënës të klasave të teta dhe të nënta të ShFK "Vidoe Podgorec" në Strumicë. Një ligjëratë të këtillë, së bashku me mjekun e klinikës, realizuan edhe nëpunësit policorë nga Stacioni Policor i Radovishit me nxënës të vitit të parë nga ShMK "Kosta Susinov" në Radovish. Fëmijët morën informacion rreth pasojave të dëmshme që mund të shkaktojë përdorimi i piroteknikës, si dhe rreth dispozitave penale që parashikojnë sanksionimin e atyre që ilegalisht shesin, blejnë ose përdorin piroteknikë. Në zonën e Vallandovës, u zhvillua një aktivitet parandalues për mbajtjen e detyrueshme të pajisjeve dimërore në automjete.
Ligjerata edukative për ngritjen e vetëdijes për pasojat e dëmshme nga përdorimi i piroteknikës u mbajtën sot edhe në territorin e SPB Shtip, përkatësisht në ShFK "Kirili dhe Metodi" dhe ShMK "Mile Janevski Xhingar" në Makedonska Kamenicë, ShFK "Kirili dhe Metodi" në Sveti Nikollë dhe në çerdhen "Veseli Cvetovi" në Dellçevë, si dhe në shkollat fillore dhe të mesme në territorin e SPB Ohër.