Sot (23.12.2025) nëpunës policorë nga Seksioni i Parandalimit në ISHP Veles, së bashku me një profesionist mjekësor nga ISHP Spitali i Përgjithshëm Veles, realizuan një aktivitet parandalues - edukativ në kuadër të fushatës "Pa piroteknikë për festa më të sigurta", për nxënësit e klasave të teta dhe të nënta të shkollave fillore "Panko Brashnarov" dhe "Vasil Gllavinov" në Veles. Në ligjërata u bë me dije se përdorimi i mjeteve piroteknike paraqet një rrezik të madh për shëndetin, veçanërisht tek fëmijët dhe mund të shkaktojë lëndime të rënda e të përhershme dhe pasoja shëndetësore. Gjithashtu u cek se shitja dhe përdorimi i mjeteve piroteknike është i rregulluar në mënyrë rreptë me ligj dhe parashikohen dënime për shkelësit e masave. Qëllimi i ligjëratave edukative është të ngrihet vetëdija për rreziqet e përdorimit të piroteknikës në prag të festave të fundvitit.
Në Probishtip, nëpunës policorë nga Njësia e Punëve të Brendshme - Probishtip pranë SPB Shtip realizuan aktivitete parandaluese në fushën e komunikacionit, para së gjithash të mos drejtohet automjeti nën ndikimin e alkoolit, si dhe të përdoret rripi i sigurisë. Përveç këshillave të dobishme në komunikim të drejtpërdrejtë, qytetarëve u shpërndanë edhe fletushka edukative, të përgatitura nga Këshilli Republikan për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor.