Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Tetovë – NjPB Gostivar

Aktivitete parandaluese të SPB Tetovë – NjPB Gostivar

 

Sot (21.12.2025), zyrtarë policorë nga Sektori për Parandalim pranë SPB Tetovë dhe Stacioni Policor Gallatë, në bashkëpunim me Policinë Pyjore dhe NP “Pyjet Nacionale” – Dea Gostivar, në disa lokacione në territorin e Komunës së Vrapçishtit organizuan dhe realizuan aktivitete parandaluese në fushën e mbrojtjes së pyjeve nga prerja e paligjshme dhe zjarret pyjore.
Nën moton “Pyjet janë pasuria jonë më e madhe”, zyrtarët policorë, përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe në kuadër të një sërë takimesh, theksuan rëndësinë e parandalimit të vjedhjes së drunjëve dhe të zjarreve pyjore, si dhe pasojat e dëmshme që rrjedhin nga këto dukuri.
Gjatë takimeve u theksuan edhe dispozitat ligjore ndëshkuese, ndërsa qytetarëve iu shpërndanë materiale edukative me përmbajtje informative, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për nevojën e ruajtjes dhe kultivimit të fondit pyjor.

Accessibility Menu