Sot (20.12.2025) në sheshin "Goce Dellçev" në Strumicë, në suaza të fushatës së zbatuar nga MPB "Pushime të sigurta, pa përdorimin e piroteknikës", nëpunës policorë nga Seksioni i Parandalimit në SPB Strumicë dhe Stacioni Policor i Strumicës në bashkëpunim me Kryqin e Kuq - Organizata Komunale e Strumicës, realizuan një ushtrim simulues për ndihmën e një personi të lënduar gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike. Aktivitetet në kuadër të fushatës vazhduan në lokacione të tjera në Strumicë, ku nëpunësit policorë u shpërndanë fletushka qytetarëve me përmbajtje edukative në lidhje me pasojat e dëmshme të përdorimit të piroteknikës.
SPB Strumicë përmes Seksionit të Parandalimit, në bashkëpunim me mjekë nga Klinika Universitare për Kirurgji Plastike dhe Rikonstruktive, gjatë ditës së djeshme mbajti disa ligjërata edukative me studentë të vitit të parë nga shkollat e mesme "Nikolla Karev", "Jane Sandanski" dhe "Dimitar Vllahov" në Strumicë, ku mjekët u shpjeguan nxënësve pasojat e dëmshme që përdorimi i piroteknikës mund t'i shkaktojë shëndetit dhe trupit të tyre, ndërsa nëpunësit policorë i informuan ata rreth dispozitave penale që parashikojnë sanksionimin e blerjes, shitjes dhe përdorimit të piroteknikës. Aktivitete të këtilla do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim.
Nëpunës policorë nga SPB Shtip sot, në disa lokacione në zonën qendrore të qytetit të Shtipit, kryen aktivitete për rritjen e sigurisë në trafik, kryesisht të dedikuara për ngritjen e vetëdijes tek shoferët që të mos drejtojnë nën ndikimin e alkoolit. Qytetarët u informuan edhe për pasojat e dëmshme nga përdorimi i mjeteve piroteknike.