Sot (25.12.2025), nëpunës policorë nga Sektori i Parandalimit në SPB- Strumicë së bashku me mjekë nga Klinika Universitare për Kirurgji Plastike dhe Rikonstruktive realizuan një ligjëratë edukative me temën "Thuaj, jo, mjeteve piroteknike" me nxënës të klasave të teta dhe të nënta në shkollat fillore "Sando Masev" dhe "Nikolla Vapcarov" në Strumicë. Më 24.12.2025, nëpunës policorë nga Stacioni Policor i Gjevgjelisë mbajtën gjithashtu një ligjëratë të ngjashme me nxënës të shkollës së mesme "Bogdanc" dhe shkollës fillore "Petar Musev" në Bogdanc dhe në shkollën fillore "Kiril dhe Metodi" në fshatin Stojakovë, komuna e Gjevgjelisë. Nxënësit u informuan për pasojat e dëmshme që mund të shkaktojë përdorimi i piroteknikës, si dhe për dispozitat penale që parashikojnë sanksionimin e atyre që shesin, blejnë ose përdorin ilegalisht mjete piroteknike. Në zonën e Gjevgjelisë, u zhvillua edhe një aktivitet parandalues në bashkëpunim me KRSKRR, në të cilin shoferëve iu shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative me temën "Festoni me përgjegjësi, alkooli dhe timoni s'janë çift i mirë".
Gjithashtu, dje (24.12.2025), u realizua një fushatë parandaluese "Thuaj ,JO, mjeteve piroteknike" në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Kërçovë dhe në një shkollë fillore në komunën Qendër Zhupë. Para rreth 600 nxënësve nga të dy komunat, një ekip nëpunësish policorë nga Seksioni për Parandalim bë SPB Ohër, nga stacionet policore në Kërçovë dhe Dibër, mjekë të mjekësisë së përgjithshme dhe kirurgjisë plastike, u prezantuan nxënësve informacione themelore rreth efekteve të dëmshme të përdorimit të paligjshëm të piroteknikës, rreziqeve dhe pasojave të mundshme nga përdorimi i fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike dhe, përmes komunikimit interaktiv me nxënësit, diskutuan rreth temave të prezantuara dhe video-prezantimeve .
Sot, në shkollën e mesme "Goce Dellçev" në Shtip, në shkollën e mesme "Lubço Santov" në Koçan, në shkollën fillore "Dedo Ilo Maleshevski" në Berovë, në shkollën e mesme "Shën Kirili dhe Metodi" në Negotinë, në shkollën fillore "Strasho Pinxhur" në Kavadar dhe në shkollën fillore "Pere Toshev" në Rosoman, nëpunës policorë dhe mjekë mbajtën ligjërata edukative për nxënësit me një video -prezantim rreth efekteve të dëmshme dhe dispozitave ndëshkuese për përdorimin e paligjshëm të mjeteve piroteknike.
Sot (25.12.2025), nëpunës policorë nga SPB Veles, së bashku me vullnetarë nga Kryqi i Kuq i Velesit dhe një ekip nga Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, në oborrin e shkollës së mesme "Koço Racin" në Veles, kryen një ushtrim demonstrues simulues për lëndimet e shkaktuara nga përdorimi i piroteknikës - pushkaliqeve. Gjatë ushtrimit, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të qytetit patën mundësinë të shohin vetë se piroteknika paraqet rrezik të madh dhe mund të shkaktojë lëndime serioze dhe të përhershme dhe pasoja shëndetësore. Aktiviteti është në kuadër të fushatës parandaluese "Festa të sigurta, pa përdorimin e piroteknikës" dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet e përdorimit të paautorizuar të piroteknikës, në prag të festave të fundvitit, veçanërisht tek popullata e re. Gjithashtu, sot në zonën qendrore të qytetit të Tetovës, nëpunës policorë nga Seksioni i Parandalimit në SPB Tetovë, në bashkëpunim me nëpunës policorë nga Stacioni i Policisë për Sigurinë Rrugore - Tetovë dhe përfaqësues nga Këshilli i Sigurisë Rrugore i Komunës së Tetovës, zhvilluan një aktivitet parandalues nën moton "Nëse pini, mos ngisni, nëse ngisni, mos pini - Festoni me përgjegjësi", gjatë së cilës u shpërndanë fletushka dhe freskues ajri për automjete me përmbajtje informuese dhe edukative për shoferët e automjeteve.
Ndërkohë, në zonën e Stacionit të Policisë Qendër dhe në bulevardin "Jane Sandanski" në Shkup, u zhvillua një aktivitet parandalues nën moton "Piroteknika - argëtim për një çast, fatale përjetë". Kalimtarëve iu shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative, dhe u u tha se pushkaliqet shkaktojnë stres dhe ndjenjë shqetësimi si tek njerëzit ashtu edhe tek kafshët, dhe është fakt se një numër i madh njerëzish në botë bëhen çdo vit invalidë për shkak të përdorimit të pushkaliqeve, e pjesa më e madhe tyre janë fëmijë.