Sot (26.12.2025), nëpunës policor nga Seksioni i Parandalimit dhe Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor në SPB Veles në disa lokacione në Veles zhvilluan një aktivitet parandalues trafiku nën moton "Alkooli dhe timoni nuk janë çift i mirë". Qëllimi i aktivitetit është ngritja e vetëdijes së qytetarëve dhe nivelit të kulturës së trafikut, ndërsa veçanërisht u theksua që shoferët të ndërgjegjësohen që të mos drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit, duke pasur parasysh se alkooli ul seriozisht aftësitë e drejtimit, dëmton aftësitë psikomotorike dhe paraqet një kërcënim serioz për sigurinë e tyre dhe sigurinë e pjesëmarrësve tjerë në trafik. Në kuadër të aktivitetit, u shpërnda material edukativ i përgatitur nga Këshilli Republikan për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor.
Më 26.12.2025, në rajonin e Stacionit Policor Qendër dhe Stacionit Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë dhe mjekë nga Klinika Universitare për Kirurgji Plastike dhe Korrektuese kryen aktivitete parandaluese në shkollat fillore "Johan Hajnrih Pestaloci" dhe "Krume Kepevski" me moton "Krijoni kujtime pa lëndime - thuajini JO piroteknikës!". Ndërsa, ligjërata parandaluese - edukative nga nëpunësit policorë të Stacioni Policor Gjorçe Petrov dhe Stacionit Policor Draçevë mbi të njëjtën temë u mbajtën edhe në shkollat fillore "Gjorçe Petrov" dhe "Marko Cepenkov" në Zelenikovë.
Përveç kësaj, në sheshin "Maqedonia", nëpunës policorë nga Njësia e Parandalimit pranë SPB Shkup në bashkëpunim me KRSKRR-në kryen një aktivitet me temën "Nëse pini, mos ngisni, nëse ngisni, mos pini". Në këtë rast, qytetarëve iu shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative, ndërsa u demostrua mjegullimi i të parit me ndihmën e të ashtuquajturave "Syze të dehura".
Gjithashtu, sot (26.12.2025), nëpunës policorë nga Stacioni Policor i Shtipit, Stacioni Policor i Vinicës dhe Stacioni Policor i Sveti Nikollës, në bashkëveprim me mjekë nga Klinika e Kirurgjisë Plastike, në disa shkolla fillore dhe të mesme të zonave mbajtën ligjërata edukative me një video-prezantim rreth pasojave të dëmshme dhe dispozitave penale për përdorimin e paligjshëm të piroteknikës, me qëllim ngritjen e vetëdijes publike për përdorimin e piroteknikës dhe sigurinë e përgjithshme të qytetarëve.