Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete Parandaluese në Vendkalimet Kufitare Dojran i Vjetër, Bogorodicë dhe Mexhitli

Aktivitete Parandaluese në Vendkalimet Kufitare Dojran i Vjetër, Bogorodicë dhe Mexhitli
Dje (28.12.), në organizim të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Jug, u zhvilluan aktivitete parandaluese në kalimet kufitare Dojran i Vjetër, Bogorodicë dhe Mexhitli me temë "Stop piroteknikës përtej kufirit shtetëror".
Në kuadër të aktiviteteve, në hyrje dhe dalje të shtetit u shpërndanë fletushka me përmbajtje informative, duke i informuar qytetarët se transferimi i pushkaliqeve, lëndëve shpërthyese dhe mjeteve të tjera piroteknike përtej kufirit shtetëror pa leje përkatëse është rreptësisht i ndaluar dhe paraqet shkelje serioze të rregullave të sigurisë.
Gjithashtu, u bënë me dije pasojat e mundshme nga përdorimi i mjeteve piroteknike, veçanërisht kërcënimi i shëndetit dhe i sigurisë së qytetarëve, si dhe rreziqet për rendin dhe qetësinë publike.
Qëllimi i këtyre aktiviteteve parandaluese është ngritja e vetëdijes së qytetarëve për rreziqet e përdorimit të mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit, si dhe rikujtimi i ndalesës ligjore të transferimit të tyre përtej kufirit shtetëror.

Accessibility Menu