Sot (30.12.2025), nëpunës policorë nga Seksioni i Parandalimit dhe nga Stacioni Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Veles, në disa lokacione në Veles, zhvilluan një aktivitet parandalues trafiku me moton "Vozitni me përgjegjësi, udhëtoni sigurt". Shoferëve iu bë me dije që të respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore, të mos ngasin nën ndikimin e alkoolit, të respektojnë shpejtësinë e lëvizjes, dhe gjatë festave nëse nuk kanë nevojë të mos i përdorin automjetet. Në kuadër të aktivitetit, u shpërnda material edukativ i përgatitur në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor dhe Fakultetin e Sigurisë në Shkup.
Aktivitete parandaluese me temën e sigurisë në trafik u zhvilluan edhe në Berovë dhe Pehçevë.
Gjatë aktivitetit, u vunë në dukje shkaqet më të zakonshme të aksidenteve rrugore, siç janë mosrespektimi i rregullave dhe rregulloreve të trafikut, shpejtësia e papërshtatshme, drejtimi nën ndikimin e alkoolit dhe substancave të tjera psikoaktive, si dhe përdorimi i telefonit celular gjatë drejtimit. Përveç kësaj, u theksua detyrimi për përdorimin e rripit të sigurisë, helmetës mbrojtëse dhe respektimi i vendkalimeve për këmbësorë.
Ndërkohë, sot, në Zonën Qendrore të Qytetit të Komunës së Probishtipit u zhvillua një aktivitet parandalues për ngritjen e vetëdijes për pasojat e dëmshme të përdorimit të armëve dhe mjeteve piroteknike.
Në kuadër të aktivitetit, qytetarëve, veçanërisht popullatës së re, iu shpërndanë fletushka edukative dhe iu prezantuan rreziqet e përdorimit të piroteknikës, pasojat që mund të shfaqen, si dhe rregullorja ligjore.