Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Tetovë, SPB Veles dhe SPB Shtip për trafik të sigurt dhe parandalim të përdorimit të mjeteve piroteknike

Aktivitete parandaluese të SPB Tetovë, SPB Veles dhe SPB Shtip për trafik të sigurt dhe parandalim të përdorimit të mjeteve piroteknike
Sot (29.12.2025) nëpunës policorë nga SPB Tetovë, SPB Veles dhe SPB Shtip realizuan aktivitete parandaluese për trafik të sigurt, me theks të veçantë mbi mosdrejtimin e automjeti nën ndikimin e alkoolit. Qytetarëve, përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, por edhe me shpërndarjen e fletushkave edukative, u bë e ditur se alkooli është një nga shkaqet kryesore për shkaktimin e aksidenteve rrugore gjatë kësaj periudhe dhe se nuk guxojnë të pinë alkool nëse drejtojnë mjet motorik, si një faktor kyç për të arritur në mënyrë të sigurt në destinacionin e dëshiruar. Aktivitete të këtilla realizuan nëpunësit policorë të NJPB Negotinë me nxënësit e vitit të tretë dhe të katërt në ShF ,,Shën Kirili dhe Metodi" në Negotinë, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar në territorin e Kavadarit, nëpunës policorë nga SP SKRR Shtip në territorin e Shtipit, si dhe nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim në SPB Tetovë dhe NJPB Gostivar në zonën qendrore të qytetit të Gostivarit, ku në koordinim me një ekip nga Ndihma Urgjente Mjekësore, u realizua edhe një ushtrim simulues për qytetarët që të shohin se çfarë pasojash mund të ketë mosrespektimi i rregullave të trafikut.
Në territorin e SPB Shtipit u zbatuan edhe aktivitete parandaluese për parandalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike. Nëpunësit policorë të SP Vinicë dhe SP Sveti Nikollë mbajtën ligjërata edukative në shkollat ​​fillore "Sllavço Stojmenski" dhe "Goce Dellçev" në Vinicë, si dhe "Kirili dhe Metodi" në Sveti Nikollë. Fëmijët u informuan rreth pasojave të dëmshme që mund të shkaktojë përdorimi i mjeteve piroteknike, si dhe rreth dispozitave ndëshkuese që parashikojnë sanksionimin e atyre që shesin, blejnë ose përdorin piroteknikë në mënyrë të paligjshme.

Accessibility Menu