Sot (27.11.2025) në ambientet e Zyrës policore Gradsko, në organizim të Seksionit të Parandalimit në SPB Veles, u zhvillua një aktivitet edukativ parandalues për fëmijët e kopshtit "Dimçe Mirçev" në Gradsko, me ç'rast ata u njohën me rëndësinë e profesionit të nëpunësit policor, si dhe punën e policisë së trafikut dhe rregullat e trafikut për këmbësorët e rinj, si dhe patën mundësinë të shohin disa nga mjetet teknike, pajisjet dhe automjetet që nëpunësit policorë i përdorin në punën e tyre të përditshme policore. Në kuadër të aktivitetit, fëmijët morën libra për ngjyrosje lidhur me trafikun, të hartuar në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor dhe Fakultetin e Sigurisë Shkup.
Gjithashtu, për nxënësit e Shkollës Fillore "Dame Gruev" në Gradsko, u mbajt një ligjëratë edukative me temat "Ngacmimi", "Dhuna Kibernetike", "Kujdes gjatë përdorimit të rrjeteve sociale" dhe "Sfidat e Tik Tok-ut", në të cilën nëpunësit policorë i prezantuan nxënësit me këto fenomene dhe rreziqet që ato paraqesin.
Sot, në territorin e SPB Shtip, gjegjësisht në Probishtip, nëpunësit policorë të Stacionit Policor - Probishtip mbajtën një punëtori edukative me temën "Dhuna në mesin e bashkëmoshatarëve" për nxënësit e klasave të teta dhe të nënta të Shkollës Fillore Komunale "Vëllezërit Milladinovci". Qëllimi kryesor i ligjëratave edukative ishte informimi dhe njohja e nxënësve me mënyrën e zbulimit, gjegjësisht njohjes së fenomeneve të tilla devijante dhe ngritja e vetëdijes dhe kulturës së sigurisë në drejtim të parandalimit dhe mbrojtjes në kohë.
Në Probishtip, Berovë dhe Dellçevë, nëpunësit policorë nga njësitë organizative të SPB Shtip sot kryen aktivitete parandaluese në fushën e sigurisë në trafik mbi disa tema - kryesisht në lidhje me parkimin e duhur, përdorimin e automjeteve me rregullësi teknike në trafik, si dhe respektimin e rregullave për drejtim në kushte dimërore. Në suaza të këtyre aktiviteteve, shoferëve u janë shpërndarë materiale të shtypura edukative, të hartuara në bashkëpunim me KRSKRR-në.