Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

MPB dhe KRSKRR për më të vegjlit me aktivitete edukative në mbarë Maqedoninë në kuadër të fushatës "Të mbrojmë fëmijët në trafik"

MPB dhe KRSKRR për më të vegjlit me aktivitete edukative në mbarë Maqedoninë në kuadër të fushatës "Të mbrojmë fëmijët në trafik"
Ministria e Punëve të Brendshme, përmes departamenteve të saj për parandalim në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor e vazhdon fushatën e saj edukative dedikuar më të rinjve "Të mbrojmë fëmijët në trafik"
 
Gjatë ditëve të kaluara u mbajtën aktivitete edukative për fëmijët e kopshtit "Dimçe Mirçev" dhe fëmijët e kopshtit në Gradsko dhe në Veles.
Fëmijët nga Velesi patën mundësinë të njihen drejtpërdrejt me rregullat e trafikut në rr. "Alekso Deminevski-Bauman" në Veles, ndërsa pjesëmarrësit më të rinj në trafik nga Gradsko vizituan stacionin policor kompetent në Gradsko.
Këto aktivitete kryhen në bashkëpunim të KRSKRR-në me Seksionin për Parandalim në SPB Veles dhe SP KP Gradsko si pjesë e fushatës gjithëpërfshirëse të Këshillit - "Të mbrojmë fëmijët në trafik".
 
Qëllimi i këtyre aktiviteteve është të krijohen zakone pozitive dhe kulturë trafiku tek pjesëmarrësit më të rinj në trafik, e cila mëson rëndësinë e respektimit të rregullave dhe dispozitave të trafikut.
Ndërgjegjësimi dhe siguria në trafik varen nga të gjithë ne dhe fillojnë që në moshën shkollore dhe parashkollore.

Accessibility Menu