Sot (29.11.2025), në vendkalimin kufitar Novo Sello, zyrtarë policorë nga SPB Strumicë, së bashku me zyrtarë policorë nga Qendra Rajonale Lindje – Stacioni Policor për PK dhe MK Novo Sellë, si dhe përfaqësues të Kryqit të Kuq Strumicë dhe Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacion, realizuan një aktivitet parandalues për sigurinë në komunikacion në kushte dimri.
Gjatë bashkëbisedimit me drejtuesit e automjeteve, atyre u është tërhequr vëmendja për përdorimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete dhe respektimin e rregullave dhe dispozitave të komunikacionit, veçanërisht në kushte dimri kur qarkullimi zhvillohet me vështirësi për shkak të rrugëve të lagura ose të ngrira.
Shoferëve u është shpërndarë material edukues i siguruar nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion dhe çaj i ngrohtë nga përfaqësuesit e Kryqit të Kuq Strumicë.