Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitet parandalues për siguri në komunikacion në Delçevë

Aktivitet parandalues për siguri në komunikacion në Delçevë

 

Sot (30.11.2025) në Dellçevë, nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim dhe nëpunësit policorë të uniformuar pranë SP për Siguri në Komunikacionin Rrugor Dellçevë realizuan një aktivitet parandalues me temë: “Vozit me kujdes – të mbërrish sigurt”.

 

Gjatë aktivitetit, drejtuesve të automjeteve u janë shpërndarë fletushka informuese me këshilla të dobishme për përdorimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore. Qëllimi ishte t’u rikujtohet drejtuesve se në periudhën nga 15 nëntor 2025 deri më 15 mars 2026 është i detyrueshëm posedimi dhe mbajtja e pajisjes dimërore në automjete, si dhe të edukohen për përdorimin e saj të duhur.

 

Njëkohësisht, është theksuar se kushtet dimërore sjellin rrezik më të lartë: rrugë të rrëshqitshme për shkak të borës, akullit apo ngricës, dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës së dendur ose reshjeve, si dhe lodhje të shtuar tek drejtuesit.

 

Drejtuesve të automjeteve u është rikujtuar se përdorimi i rripit të sigurisë është i detyrueshëm dhe se automjeti duhet të jetë teknikisht i rregullt. Gjithashtu, ata janë këshilluar që nëse konsumojnë alkool, të mos drejtojnë automjet.

 

Siguria rrugore është përgjegjësi e përbashkët dhe vetëm me sjellje të përgjegjshme nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion mund të ndërtohet një kulturë e sigurisë dhe kujdesit për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun e përditshëm.

Accessibility Menu