Sot (26.11.2025) në Koçan, nëpunës policorë të SP për SKRR Koçan zhvilluan një aktivitet parandalues kushtuar sigurisë në trafik, nën moton "Mos përdorni telefon celular gjatë drejtimit të automjetit", ndërsa në Vinicë, nëpunës policorë nga SP Vinicë zhvilluan një aktivitet parandalues nën moton "Ne të gjithë jemi këmbësorë", me ç'rast shoferëve dhe këmbësorëve iu dhanë edhe materiale edukative të hartuara në bashkëpunim me KRSKRR. Përveç kësaj, një aktivitet parandalues në fushën e mbrojtjes nga zjarri u zhvillua në zonën e SPB Shtip, më saktësisht në Berovë.
Gjatë ditës së djeshme, nëpunës policorë nga NJPB Makedonski Brod zhvilluan ligjërata edukative të përshtatshme për moshën e fëmijëve në fushën e sigurisë në trafik, si dhe për parandalimin e dhunës midis bashkëmoshatarëve, në shkollën fillore "Kemal Ataturk" në fshatin Pllasnicë, si dhe në kopshtin "7 Shtatori" në Makedonski Brod.
Në kuadër të aktiviteteve parandaluese, dje SPB Tetovë filloi zbatimin e projektit të ri edukativ "Siguria në shkolla dhe toleranca ndëretnike", i cili zbatohet nga Seksioni për parandalim në bashkëpunim me Njësinë e Policisë - stacionet policore, dhe do të zbatohet në të gjitha shkollat e mesme në territorin e SPB Tetovë. Dje u përfshinë disa nga shkollat e mesme në komunat Gostivar dhe Vrapçisht, dhe deri në fund të dhjetorit është planifikuar të zbatohet në të gjitha shkollat e mesme në SPB Tetovë.