Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Veles dhe SPB Shtip për siguri në komunikacion dhe mbrojtje nga mashtrimet dhe vjedhjet

Aktivitete parandaluese të SPB Veles dhe SPB Shtip për siguri në komunikacion dhe mbrojtje nga mashtrimet dhe vjedhjet
Sot (12.02.2026), nga Sektori për Parandalim pranë SPB Veles, në disa lokacione në Veles u realizua aktivitet parandalues-edukativ me moton “Mos harroni, të gjithë jemi këmbësorë – bëhuni të përgjegjshëm në komunikacion”, ku theksi u vendos në sigurinë e këmbësorëve. Drejtuesve të automjeteve iu bë e ditur të ulin shpejtësinë kur afrohen te kalimet për këmbësorë dhe detyrimisht t’u japin përparësi këmbësorëve, ndërsa këmbësorëve u tha se edhe ata, si pjesëmarrës aktivë në komunikacion, kanë obligim t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut. U theksua se rruga duhet të kalohet vetëm në kalimet e shënuara për këmbësorë, pa përdorur kufje apo telefona celularë, si dhe të jenë të kujdesshëm, veçanërisht në orët e mbrëmjes kur lëvizin në zona të pa ndriçuara.
Gjithashtu, nëpunës policorë nga Njësia Policore për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë NJPB Kavadar, në rrugën rajonale Rosoman–Kavadar, realizuan aktivitet parandalues me temë “Vendose rripin e sigurisë”, ku qytetarëve iu bë me dije se përdorimi i rripit të sigurisl është obligim ligjor si për drejtuesit e automjeteve ashtu edhe për pasagjerët, me qëllim rritjen e sigurisë personale. Në kuadër të aktiviteteve parandaluese u shpërndanë materiale të shtypura edukative me rekomandime për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion, të përgatitura në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe Fakultetin e Sigurisë në Shkup.
Aktiviteti parandalues “Vendose rripin e sigurisë” u realizua edhe nga nëpunës policorë të SP Dellçevë, ndërsa në Shtip dhe Koçan aktivitetet parandaluese u orientuan tek nevoja për parkim të rregullt të automjeteve, me qëllim që të mos rrezikohet siguria në komunikacion, para së gjithash e këmbësorëve dhe çiklistëve.
Në Dellçevë, po ashtu, u realizua një aktivitet parandalues-edukativ për mbrojtjen nga vjedhjet dhe mashtrimet, ku nëpunësit policorë informuan banorët e këtyre vendbanimeve se si të mbrohen nga llojet dhe format e ndryshme të vjedhjeve dhe mashtrimeve.

Accessibility Menu