Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Nëpunës policorë nga SPB Shtip, SPB Manastir, SPB Strumicë, SPB Shkup, SPB Tetovë dhe SPB Veles realizuan aktivitete parandaluese me temë “Alkooli dhe timoni nuk shkojnë bashkë”.

Nëpunës policorë nga SPB Shtip, SPB Manastir, SPB Strumicë, SPB Shkup, SPB Tetovë dhe SPB Veles realizuan aktivitete parandaluese me temë “Alkooli dhe timoni nuk shkojnë bashkë”.
Sot (14.02.2026), në kuadër të shënimit të festave Shën Trifuni dhe Shën Valentini, në zonat e SPB Shtip – konkretisht në Shtip, Sveti Nikollë, Dellçevë, Berovë, Probishtip, Vinicë dhe Koçan – si dhe në Pikën Kufitare Dellçevë, në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, shoferëve iu shpërnda material edukativ me këshilla që të mos drejtojnë automjetin nëse konsumojnë alkool. Shoferët u informuan mbi pasojat e dëmshme që mund të ndodhin nëse drejtojnë automjet nën ndikimin e alkoolit dhe u theksua se çdo shofer që kapet duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit do të sanksionohet.
Mesazhi për të mos drejtuar automjet pas konsumimit të alkoolit u përcoll edhe dje në zonën e SPB Manastir – në Manastir, Prilep dhe Makedonski Brod. Përmes shpërndarjes së fletushkave edukative dhe kontaktit të drejtpërdrejtë, shoferëve iu shpjeguan pasojat e mundshme të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit.
Sot, në zonën e SPB Strumicë – konkretisht në Strumicë, Radovish, Gjevgjeli dhe Vallandovë – në kuadër të shënimit të festave, shoferët u rikujtuan se alkooli dhe timoni nuk shkojnë bashkë.
Gjithashtu, Seksioni për Parandalim pranë SPB Shkup, në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, realizoi aktivitet parandaluese në zonën e Stacionit Policor Gjorgje Petrov. Shoferëve iu shpërndanë fletushka edukative lidhur me rreziqet e konsumimit të alkoolit gjatë drejtimit të automjetit, si dhe çelësa dhe aromatizues për makina, të përgatitur në bashkëpunim me Këshillin.
Aktiviteti parandaluese “Alkoholi dhe timoni nuk shkojnë bashkë” u realizua edhe në zonën e SPB Tetovë. Në Tetovë dhe Gostivar, nënpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Tetovë, në bashkëpunim me nënpunës policorë nga stacionet për sigurinë e trafikut rrugor Tetovë dhe Gostivar, përmes shpërndarjes së fletushkave edukative të përgatitura me Këshillin, iu kujtuan shoferëve detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre gjatë pjesëmarrjes në trafik. Për një siguri më të madhe në trafik, nënpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Veles realizuan aktivitete parandaluese së bashku me përfaqësues nga Këshillat Komunalë për Sigurinë në Rrugë në komunat Gradsko, Rosoman, Kavadar, Negotinë dhe Veles. Aktivitetet synojnë rritjen e nivelit të kulturës së trafikut dhe ndërgjegjësimin e shoferëve për rreziqet e drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit dhe përdorimit të telefonit gjatë drejtimit, si dhe informimin mbi përdorimin e detyrueshëm të rripit të sigurisë dhe mirëmbajtjen e rregullt teknike të automjeteve, si kusht kyç për një pjesëmarrje të sigurt në trafik.

Accessibility Menu