Më 16.02.2026 në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, Njësia e Parandalimit pranë SPB Shkup në bashkëpunim me KRSKRR realizoi aktivitete parandaluese të trafikut me moton "Përdorni pajisje dimërore". Në kuadër të aktiviteteve, shoferëve iu shpërndanë fletushka edukative, të përgatitura nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, me porosi për drejtim të përgjegjshëm të automjeteve në kushte dimërore dhe në përputhje me rregulloret pozitive ligjore. Gjithashtu, në biseda të drejtpërdrejta, shoferët u informuan për rregullat që duhet të respektohen për drejtim të sigurt të automjetit motorik, për përshtatjen e detyrueshme të shpejtësisë me kushtet e rrugës. Në zonën e komunës së Aerodromit, Njësia e parandalimit pranë SPB Shkup zbatoi një aktivitet parandalues "Kujdes, mashtrimeve telefonike". Qëllimi i aktivitetit ishte t'u tregonte qytetarëve të moshuar, të cilët janë më shpesh cak i këtij lloji mashtrimi, si t'i njohin ato dhe të mos lejojnë të bëhen viktima. Lloji më i zakonshëm i mashtrimit është kur persona të panjohur i mashtrojnë se anëtarët e familjeve të tyre janë viktima në aksidente trafiku, paraqiten si nëpunës policorë, mjekë, avokatë dhe kërkojnë një shumë të caktuar parash prej tyre.
Edhe nëpunësit polciorë nga SPB Shtip sot (17.02.2026) kryen edhe aktivitete parandaluese për trafik të sigurt. Në Shtip, theksi u vu në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e gjendjes teknike të automjeteve dhe rëndësinë e inspektimit dhe mirëmbajtjes së rregullt të automjeteve motorike. Në komunikim të drejtpërdrejtë, shoferëve iu tha se mosfunksionimet teknike janë shpesh një faktor në aksidentet e trafikut, gjegjësisht ato ndikojnë shumë në sigurinë e pjesëmarrësve në trafik. Ndërsa në Koçan, shoferëve iu tha të mos përdorin telefon celular gjatë drejtimit, sepse kjo gjë mund të ketë pasoja katastrofike.
Në Berovë, nëpunës policorë nga Stacioni i Policisë së Berovës realizuan një aktivitet parandalues me temën: "Parandalimi i dhunës mes moshatarëve dhe dhunës kibernetike" me nxënësit e Shkollës Fillore "Dedo Iljo Maleshevski" - Berovë, ku nxënësit u njohën me mënyrën e njohjes dhe raportimit të kësaj sjelljeje devijante, përkatësisht si ta parandalohet ajo.