Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Alkooli dhe timoni nuk shkojnë bashkë” – Aktivitet parandalues i Njësisë Mobile pranë Sektorit për Çështjet e Trafikut

Alkooli dhe timoni nuk shkojnë bashkë” – Aktivitet parandalues i Njësisë Mobile pranë Sektorit për Çështjet e Trafikut
Sot (14.02.2026), në pikën e pagesës Petrovec në autostradën Shkup–Veles, në kuadër të festave të Shën Trifunit dhe Shën Valentinit, Njësia Mobile pranë Sektorit për Çështje të Trafikut, në bashkëpunim me KRSKRR-në, realizuan një fushatë parandaluese-edukative me temë “Alkoholi dhe timoni nuk shkojnë bashkë”. Qëllimi i aktivitetit ishte të rritej vetëdija e pjesëmarrësve në trafikun rrugor për respektimin e rregullave dhe ligjeve të trafikut.
Shoferëve iu shpërnda material edukativ me këshilla për të mos drejtuar automjetin nëse kanë konsumuar alkool. Ata u informuan gjithashtu për pasojat e dëmshme që mund të ndodhin nëse drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit, si dhe për faktin se çdo shofer që konsumon alkool dhe drejton automjet do të gjobitet.

Accessibility Menu