Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Veles dhe SPB Shtip për trafik të sigurt rrugor dhe mbrojtje nga mashtrimet dhe vjedhjet

Aktivitete parandaluese të SPB Veles dhe SPB Shtip për trafik të sigurt rrugor dhe mbrojtje nga mashtrimet dhe vjedhjet

Sot (04.02.2026), nëpunës policorë nga SPB Veles dhe SPB Shtip realizuan aktivitete parandaluese për trafik të sigurt, por edhe për mbrojtje nga mashtrimet dhe vjedhjet. Në Veles, nëpunës policorë theksuan sigurinë e këmbësorëve në trafik, ndërsa në Koçan, nevojën për servisim të rregullt të automjeteve dhe kontrollimin e gjendjes së tyre teknike. Në fshatrat Otovicë, Ivankovc, Mamuçevë dhe Sojakllar, Veles, si dhe në Berovë dhe Vinicë, u zhvilluan aktivitete parandaluese dhe edukative për mbrojtje nga vjedhjet dhe mashtrimet, me ç'rast nëpunësit policorë i informuan banorët e këtyre vendbanimeve se si të mbrohen nga llojet dhe format e ndryshme të vjedhjeve dhe mashtrimeve. Si pjesë e aktiviteteve, u shpërndanë materiale edukative të shtypura.

Accessibility Menu